Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, denoncon gjendjen e rënduar të Bashkisë pas keqqeverisjes së mazhorancës. Ai sjell në vëmendje refuzimin e projekteve të rëndësishme për qytetin dhe manipulimin e tyre nga administrata aktuale. Spahia thekson rëndësinë e transparencës dhe vizionit të PD për një Shkodër më të mirë, duke i bërë thirrje qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e duhur më 11 maj.
Statusi i plote:
Bashkia Shkodër, nga bashkia më transparente dhe në vend të parë për mirëmenaxhim, me 53 projekte të dërguara për miratim vetëm gjatë 9 muajve në vitin 2022-2023, të gjitha të refuzuara me diskriminim, sot është kthyer në bashkinë më të blinduar dhe të paaftë!
Projektet e mediatizuara me pompozitet nga kreu aktual i bashkisë si ndriçimi, veshja e fasadave të pallateve, tregu i Rusit etj. janë projekte të dërguara nga bashkia gjatë drejtimit nga Partia Demokratike por që me përçmim dhe në vazhdën e persekutimit të Shkodrës u refuzuan nga qeveria hajdute.
Vizioni ynë është ndryshe. Është transparent dhe në shërbim të qytetarëve dhe jo të klientëve miq, nepotik, kriminel lokal apo të importuar siç ndodh rëndom me çdo punë, përfshirë artin dhe kulturën.
Me 11 maj qytetarët liridashës të Shkodrës do dinë të bëjnë dallimin mes të mirës dhe të keqes!✌️