Nga nesër nis shpërndarja e bonuseve të pensionistëve për festat e fundvitit.
Lajmi u dha sot nga kryeministri i vendit Edi Rama.
“Nga dita e nesërme do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët, 695.101 pensionistë prej 5000 lekësh.
Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë. Kemi pasur një dialog intensiv do akordojmë edhe plus 6000 lekë të tjerë që shkojnë në 11000 mijë lekë të vjetra si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogu që kemi zhvilluar.
Do mbështesim 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Mbeten në vëmendje për tu mbështetur edhe me bosin e fundvitit”, tha Rama.
Gjithashtu nga 1 janari i vitit të ardhshëm është marrë vendim për nënat e papuna me tre fëmijë që qeveria do tu paguaj të gjithë detyrimet shoqërore.
“Kemi marrë vendimin për të filluar nga janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimi përt nënat e papuna e tre fëmijë të mitur që shoqëria do tu paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore njësoj sikur të ishin në punë,” tha Rama.






