Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• R. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
• V. A., 41 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur, 15 vjeç, pasi dje, duke drejtuar një çiklomotor pa targa, ka humbur kontrollin dhe është vetërrëzuar, duke pësuar lëndime të lehta. Si pasojë 15 vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 20 vjeç, banues në fshatin Domen, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një armë pistoletë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
• referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti pasi dje, në lagjen “Guerile”, shtetasi A. Ç., 57 vjeç, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak;
• referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi K. K., 34 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, ka kallëzuar se ka një konflikt pronësie me shtetasin E. D., 30 vjeç, banues në Shkodër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. N., 80 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, pasi dyshohet se dje ka ndezur një vatër zjarri, duke shkaktuar dëme të vogla në një sipërfaqe toke në pyje dhe kullota.
•Më datë 20.03.2026, dyshohet se si pasojë e arrestit kardiak, ka humbur jetën në rrugë, në fshatin Sektor, në afërsi të banesës së tij, shtetasi N. P., 85 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






