Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Napoli, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rmaa për shkatërrimin e lirisë së shqiptarëve dhe për rikthimin e censurës.

Berisha ka kritikuar gjithashtu masat e marra nga qeveria, duke përmendur përdorimin e TikTok-ut si një mjet për të mbyllur gojën kritikëve të rinj.

Ish-kryeministri u shpreh i bindur se data 11 maj do të jetë një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, duke paralajmëruar se shqiptarët do të mblidhen masivisht për të votuar. “11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti, toka dhe ajri në Shqipëri,” tha ai. “Edi Rama prite diasporën se po vjen pasi u shkatërrove shqiptarëve liritë dhe riktheve censurën. Ti vare në litar Tik Tok-un, mjetin më modern të komunikimit të të rinjve dhe e bëre sepse nuk duroje kritikat e tyre. 11 maji është dita e tyre dhe fundi yt. Më 11 maj do vërshojnë nga deti dhe toka e ajri në Shqipëri. Shqiptarët i lindin nënat për të luftuar për liri, për t’i dalë zot Shqipërisë. Prite diasporën Edi Rama, nuk ke vend mbi tokë”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu