Pas 8 vitesh mungesë, Jozefina Topalli është rikthyer sërish në Kuvend, si deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike. Teksa mungonte seancën e parë plenare për këtë sesion të ri, ish-kryeparlamentarja Topalli është betuar ditën e sotme, nën drejtimin e mbledhjes nga kreu i ri i Kuvendit, Niko Peleshi. Topalli u çua në këmbë dhe tha thjesht “Betohem”, ndërsa në seancën e sotme u paraqit me vonesë. Jozefina Topalli prej vitit 2013 mungonte në parlament, duke u rikthyer sot pas shumë vitesh si deputete.






