E vështirë, por jo e pamundur për shqiptarin Sebi Ponari i cili ka vendosur të sfidojë kufijtë dhe distancën duke u nisur nga Cambridge drejt Tropojës. Distancën prej 2,750 kilometrash, shqiptari vendosi ta përshkrojë në harkun kohor të 40 ditëve.

Rrugëtimi i tij ka nisur që prej 10 majit ku aktualisht ndodhet në territorin kroat, pak shtete më tutje vendlindjes së tij.

Inicativa e Ponarit nuk ka si qëllim tejkalimin e kufijve të durimit njerëzor, por është një thirrje për ndërgjegjësim dhe mbështetje për shëndetin mendor.

Kjo sfidë është përtej lodhjes fizike, është një mënyrë për të ngritur zërin për ata që vuajnë në heshtje. Dua të mbledh fonde dhe të nxis bisedën për shëndetin mendor, sidomos të komunitetet shqiptare’, tha Ponari.

Shqiptari përshkron mesatarisht mbi 65 kilometra çdo ditë për të arritur më pranë objektivit të tij. / abc

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu