Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. M., 27 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur nga pas automjetin me drejtuese shtetasen A. K., 32 vjeçe, banuese në fshatin Boriç i Madh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. K., dhe pasagjerja në automjet, shtetasja F. P.
-një 14-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Q. Xh., 67 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
-F. D., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar;
-A. Rr., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar;
-Xh. G., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, menaxher i një hoteli, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë me qëllim moszbardhjen e ngjarjes së ndodhur pranë këtij hoteli, ku është qëlluar me gurë në drejtim të banesës së një 35 vjeçareje.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. L., 66 vjeç, se shtetasi M. S., 34 vjeç, po i cenon pronën duke ndërtuar një gardh rrethues, pronë për të cilën të dyja palët pretendojnë se kanë dokumentacion pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






