Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz ndaluan shtetasin B. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gojan, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-J. Z., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij:
-A. I., 44 vjeç, banues në fshatin Bërdicë, pasi në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, ka shpërdoruar një sipërfaqe toke, duke hedhur në të materiale inerte, pa lejen përkatëse.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, banues në Podujevë, Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në Velipojë, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 22.07.2025, shtetasi F. R., 31 vjeç, banues në fshatin Luf, në aksin rrugor “Fushë Arrëz-Qafë Mali”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 3 shtetase që ndodheshin në pjesën e jashtme të një lokali, të cilat janë dëmtuar lehtë. Njëra prej tyre po merr mjekim, në spital.
-Më datë 22.07.2025, shtetasi E. U., 18 vjeç, ka kallëzuar se në lagjen “Vasil Shanto”, i kanë vjedhur motomjetin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.