Të shtunën në Shkodër zhvillohet mbledhja e qeverisë. Takimi ‘retreat’ do të mbahet me praninë edhe të kryebashkiakëve, ndërsa i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama. Fokusi i diskutimeve në këtë takim do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës mbi porositë që kryeministri Rama ka lënë, ku një prej detyrave kryesore janë anëtarësimet e reja. I përzgjedhur si vendi për mbajtjen e kësaj mbledhje është stadiumi “Loro Borici” ku newspower.al ka mësuar se gjithcka nis në orën 9.30 me ardhjen e pjesmarrëse. Në orën 10.00 takimin e hap kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta. Më pas e merr fjalën ministri i shtetit për pushtetin vendor. 9 tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesore. Takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe me kohëzgjatje 60 minuta bëjnë me dije burime për newspower.al. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu