Ballina Aktualitet Nëntë viktima në nëntë muaj, atentatet mafioze që tronditën Shkodrën këtë vit

Nëntë viktima në nëntë muaj, atentatet mafioze që tronditën Shkodrën këtë vit

Nëntë vrasje kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë këtij viti teksa ngjarje të tilla ndikojnë në sigurinë në qytet. Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën nga një atentat mafioz që ndodhi këtë mëngjes në qendër të qytetit veriperëndimor. Viktimë mbeti Armando Pali, ish-këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish-punonjës i IMT, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Erogen Vasos. Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit. Të mërkurën e kaluar, në 8 shtator, në zemër të qytetit, u eliminua 34-vjeçari Kristian Kola. Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Ndërkohë sot, në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live’, babai i viktimës, paralajmëroi për vetëdrejtësi, nëse nuk zbardhet ngjarja dhe nuk dënohen autorët. Një konflikt që ndodhi në 5 shtator në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër çoi në vrasjen e 61-vjeçarit Piro Prroni. Pasi u vetëdorëzua, autori Ndoc Maçaj pranoi se duke dalë nga prona e tyre, viktima tentoi ta qëllonte me kosë, ndërsa autori nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër. Konflikti vijoi dhe më pas, autori e qëlloi 61-vjeçarin, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje. 65-vjeçari Frrok Lleshi u ekzekutua në 4 gusht në fshatin Paçram të Shkodrës. Paraprakisht dyshohet se vrasja e ish-policit lidhet me një hakmarrje të mundshme. Lleshi ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai ishte dënuar më herët për vrasje me dashje dhe me vendim nr.37, datë 17 mars 2006, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burg. Ai u lirua më 16 mars 2023, pasi kishte kryer rreth 17 vite të dënimit. Një ngjarje e rëndë ndodhi në 27 shkurt në fshatin “Guci e Re” në Shkodër, ku u qëllua për vdekje me armë zjarri 20-vjeçari Pavlin Preka. Për vrasjen, janë shoqëruar në polici dhjetëra persona, por nuk hetimi për ngjarjen nuk është mbyllur ende. Në 18 shkurt, Anila Ndoka Prendushi u qëllua nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Ajo humbi jetën gjashtë ditë më pas në spital. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. 44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç. Në ditët e para të vitit, në 5 janar, u vra në Postribë 33-vjeçari Ramzan Mataj. Në pranga u vunë tre pjesëtarë të familjes Hasaj, si autorë të dyshuar të vrasjes./ top channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks