Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës dhe ai i Mjekësisë në Tiranë, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha. Ishin dy rektorët që hodhën firmat në dokumentin që hap një kapitull të ri të marrëdhenies mes këtyre dy institucioneve të dijes. Një nga pikat e forta të saj është ai për udhëheqjen apo bashkëudhëheqjen e programit të tretë të studimeve, doktoraturë.
Marrëveshja do të ketë një kohëzgjatje 4 vjeçare, me të drejtë zgjatjeje në heshtje ose me dëshirën e dy universiteteve nënshkruese. Përmbyllja e marrëveshjes, është në vazhdën e transformimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” dhe zbatimit të projektit me të cilin rreth një vit më parë, Tonin Gjuraj u zgjodh rektor.