Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre rreth 2 vjeç. Sipas tij, prej dy ditësh ai ka humbur çdo kontakt me ta dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.

Në një apel publik përmes mediave, Mikaj ka kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të mitur, duke theksuar se nuk ka më interes për bashkëshorten. Ai deklaron se Klaudia ka fikur telefonat dhe është larguar pa lënë gjurmë. Po ashtu, ai ka kontaktuar edhe me familjarët e saj, të cilët, sipas tij, i kane thënë se nuk duan të dinë më për vajzën e tyre dhe nuk kane informacion. Mikaj tregon se gruaja eshte larguar edhe me pare nga shtepia duke ia lene atij djalin 1 vjec ta mbaje.

Gjovalin Mikaj shprehet se kërkesa e tij e vetme është të gjejë djalin e tij dhe të sigurohet për mirëqenien e tij

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu