Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në fshatin Oblike, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi mjeti rimorkio që ky shtetas posedonte, rezulton i vjedhur në Gjermani. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen C. S., 50 vjeçe, banuese në Ferizaj, pasi ka kallëzuar një shtetase 46 vjeçe, banuese në Shkodër, se shtetasja C. S. e ka mashtruar përmes rrjetit social “Tik Tok”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 09.06.2025, në spitalin e Pukës, është paraqitur me dëmtime të lehta në fytyrë, shtetasja F. L., 54 vjeçe, e cila dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një kapsolle, gjatë një aktiviteti kulturor në qytetin e Pukës. Pasi mjekimit në spitalin e Pukës, ajo u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Gj. Sh., 50 vjeç, pasi ka kanosur shtetasen M. Q., 58 vjeçe dhe djalin e saj, shtetasin M. Q., 20 vjeç, për motive të dobëta;
-R. B., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-S. M., 72 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e saj u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
-Më datë 10.06.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 39 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.