Ka mbërritur në Shëngjin anija me emigrantë të kapur në brigjet italiane.
Anija “Libra” ka në bord 8 emigrantë.
Pas procedurave në Shëngjin, emigrantët do të dërgohen në kampin italian të ngritur në Gjadër.
Anija e marinës italiane u nis drejt Shqipërisë më 6 nëntor 2024. Kjo anije ka kapacitet për transportimin e 200 personave, mirëpo vetëm 8 prej emigrantëve mundën t’i nënshtroheshin procedurave të përshpejtuara kufitare.
Ky është grupi i dytë i emigrantëve që vjen në Shëngjin nga autoritetet italiane, pasi 12 emigrantët e parë Gjykata e Romës vendosi që të ktheheshin në Itali, sepse ata “nuk vinin nga vende të sigurta sipas legjislacionit evropian”.
Gjykata e Romës doli në përfundimet se Italia nuk kishte zbatuar ligjin italian për vendet e sigurta. Ky vendim solli dhe tensione në politikën italiane dhe në qeverinë Meloni. Ministria e Brendshme italiane apeloi këtë vendim, ndërkohë Meloni tha se marrëveshja me Shqipërinë do të vijojë duke miratuar më pas një dekret ligjor për të rishikuar listën e “vendeve të sigurta”.