Pas lajmit të një dite më parë për nisjen e negociatave mes maxhorancës dhe Rithemelimit për të rikthyer në  normalitet Kuvendin, TCH mëson detaje të bisedimeve mes palëve.

Burimet bënë të ditur se në negociata ka hyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila ka thirrur në një takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për të dakordësuar një zgjidhje.

Siç mësohet, PS-ja është e gatshme të votojë pro ngritjes së dy kmisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që objekti i veprimtarisë së tyre të jetë i dakordësuar.

Në të njëjtën kohë socialistët janë gati të pranojnë edhe ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës Zgjedhore, ku në këtë rast do të largohej Enkelejd Alibeaj dhe në vend të tij do të emërohej, Oerd Bylykbashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu