Ndërsa në gjithë vendin prej ditësh është ndërmarrë një aksion i gjerë për lirimin e hapsirave publike, në Shkodër duket se koha ka ngecur. Bashkia Shkodër jo vetëm që ka zgjedhur të mos ndërhyjë, por është fshehur pas aksionit në Theth, ndërkohë që ka lënë të pushtuar pjesën tjetër të qytetit. Trotuaret janë zaptuar nga lokale me konstrukte metalike e ndërtime të shëmtuara që i sheh kudo. Sheshet publike janë shndërruar në “tokë të xanun”, ndërsa qytetarët detyrohen të ecin nëpër rrugë, mes makinave, duke rrezikuar jetën çdo ditë. A ka një standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit? Apo Shkodra nuk përfshihet në hartën e shtetit?

Bashkia duket se është bërë palë me këtë kaos, duke u mjaftuar me heshtje dhe duke shpërfillur plotësisht përgjegjësitë e saj dhe urdhërin e kryeministrit Edi Rama. Në vend që të mbrojë interesin publik, ajo është bërë peng i një kulture zaptimi, që po e çon qytetin drejt një kolapsi urban dhe qytetar. Është koha që institucionet të mos bëjnë propagandë me aksione të pjesshme dhe të rreme, por të veprojnë me të njëjtin standard në çdo cep të territorit. Shkodra nuk është periferia e vëmendjes shtetërore. Heshtja e qëllimshme dhe neglizhenca institucionale janë standart i dyfishtë që bie ndaj qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu