Kandidatja e PD në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës, Jozefina Topalli, në një intervistë në emisionin “Open” në News24, tha se PD më 11 maj do të ketë shansin të fitojë zgjedhjet dhe të qeverisë.
Sipas saj, nisur nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në muajt e fundit, shihet se ai po ndjen se nuk do të fitojë zgjedhjet dhe më 11 maj do të marrë faturë të hidhur nga shqiptarët.
E pyetur për rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, Topalli tha se PS nuk merr asnjë mandat më shumë, vetëm nëse nuk lejojnë ndërhyrjen në proces të grupeve kriminale.
Por ajo u shpreh e bindur se kjo do të ndalohet jo vetëm nga angazhimi i organeve të reja të drejtësisë por dhe ndërkombëtarët.
“Ka një administratë tjetër jashtë oqeanit, ka ikur frika, të kërcënonte me vendin e punës. Ne s’kemi qeveri por një klub privat ku e sheh vendin si skenar, ndërkohë që përtej kësaj shfaqje ka një përpjekje se cila do të jetë mënyra për të mbajtur pushtetitn. Nuk e mban me burg opozitën por ato që ka përdorur më parë, grupet e të fortëve por nuk do e ketë të thjeshtë”, u shpreh zonja Topalli.
Jozefina Topalli: Unë mendoj që kemi shansin për të bërë mazhorancën dhe të qeverisë. Po nisem nga ato që ka thënë Rama 4 muajt e fundit. Tha që do ,marrë 115 mandate, pastaj zbriti deri në 71 mandate. Ka një ndryshim të parabolës së opozitës në këto muaj. Mbi të gjitha dhe pakënaqësisë së madhe që shqiptarët kanë ndaj tij. Jam e bindur që në 11 maj shqiptarët do i japin një faturë që do të jetë shumë e hidhur për Edi Ramën/
Nëse thonë se do marrin një mandat më shumë në Shkodër, mendoj se nuk e marrin, nëse do e marrin përmes grupeve të të fortëve nuk ec gjithmonë.
Ka një administratë tjetër jashtë oqeanit, ka ikur frika, të kërcënonte me vendin e punës. Ne s’kemi qeveri por një klub privat ku e sheh vendin si skenar, ndërkohë që përtej kësaj shfaqje ka një përpjekje se cila do të jetë mënyra për të mbajtur pushtetitn. Nuk e mban me burg opozitën por ato që ka përdorur më parë, grupet e të fortëve por nuk do e ketë të thjeshtë.
Rama tha se do merrte 115, pastaj 85 e më pas 71. Pushteti i tij po shkërmoqet.