Dhjetra banore te fshatit Dragoç ne njesine administrative Postribe protestuan kete te marte per rrugen e fshatit dhe mungesen e ndricimit.
Ata kerkojne nga qeveria shqiptare dhe bashkia Shkoder qe te asfaltojne rrugen e cila eshte vetem 500 meter por sherben si lidhje mes fshatit me pjeset e tjera te njesise administrative.
Jane rreth 500 familje te cilat cdo dite pershkojne kete aks mes gropash, baltes dhe ujit. Per ta shqetesimi me i madh mbetet dergimi i femijeve ne shkolle. Nderkohe ata paralajmerojne proteste perpara bashkise Shkoder ne rast se kerkesa e tyre nuk merret parasysh.