Ballina Aktualitet Në pritje të ambasadorit të ri, Soreca rikthehet në Tiranë në krye...

Në pritje të ambasadorit të ri, Soreca rikthehet në Tiranë në krye të delegacionit të BE 

Ish-ambasadori i BE-së Luigi Soreca është rikthyer sërish në Tiranë, këtë herë për disa muaj si zëvendësues, deri në mbërritjen e ambasadorit të ri që do drejtojë delegacionin e BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës së BE, njoftohet dhe prezantimi i tij. Në mesazhin para delegacionit, Soreca shprehet se Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE,” tha Ambasadori Soreca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks