Ballina Kronike Në pranga 46-vjeçari që përshtati banesa për kultivim kanabisi në Vau Dejës...

Në pranga 46-vjeçari që përshtati banesa për kultivim kanabisi në Vau Dejës (EMRI)

Screenshot

Vau i Dejës/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.

Akuzohet si bashkëpuntor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush, vihet në pranga 46-vjeçari.

Nga këto 2 ambiente, disa javë më parë, u sekuestruan 583 bimë narkotike kanabis, rreth 7.5 kg kanabis dhe 307 pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin Gjergj Goli, 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Neonët 5”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, të kryera në bashkëpunim.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks