Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku u përgjigjet qytetarëve nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.

Rama u shpreh se në lidhje me akuzat për ndikimin në shpopullimin e vendit duke u detyruar shqiptarët të ikin jashtë vendit, Rama u shpreh se kjo nuk është absolutisht e pavërtetë, pasi valë largimesh në vendin tonë ka pasur gjithmonë, edhe kur PS nuk ka qenë në pushtete.

“Po të shohësh të gjithë trajektoren e lëvizjes së shqiptarëve është e qartë se kur e si ka ndodhur. Kjo është si ajo shprehja” shpif se diçka do të mbetet””, tha ai.

Kreu i socialistëve shtoi se gjithçka e premtuar për mandatin e katërt nuk është një premtim për arsye elektorale, por pjesë e një plani të qartë pune.

Sipas tij e vetmja ëndërr është ajo e anëtarësimit në BE.

“Ne nuk bëjmë premtime elektorale sepse në aspektin e punëvë ne japim informacion, janë pjesë e planeve tona qeverisëse, jo ëndrrave, ëndërr kemi vetëm një dhe ai është anëtarësimi në BE. Nuk janë premtime që hajd marrim një herë votën dhe më pas shohim e bëjmë”,
tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu