Nga Marjana Koçeku
Në parim shteti u krijue për me sigurue mirqënie, barazi e paqe për njerzit. Në komunitetin tonë Dukagjinas, prania e shtetit asht 0.
Pas 30 vitesh, u ba e mujtun ardhja e energjise elektrike vetem nepermjet iniciatives private te bujtinave vendase te zones se lumit te Shalës.
Zonë nga ku postohen qindra foto e lëvdata në ditë për bukuritë e jashtezakonshme natyrore por që ndihma në lehtësimin e jetës se vendasve apo turizmit mungon totalisht.
Kur mbajta një fjalim me 8 mars në nji nga ministritë më thanë që fola me nota shum demoralizuese sepse u tregova se s’kena drita, rrobat i lajmë me dorë dhe se rrugën e kena copë-copë…
Dhe jena buzë liqenit që prodhon energji për tanë veriun e prap u desht me i dal ne per zot vedit…
Pra, ta dini të nderuar se çka do me thanë me jetue e me ba turizëm n’trojet tona!