Ballina Aktualitet NË LIMITE/ Caktohet data, ja kur do të shprehet gjykata për vulën...

NË LIMITE/ Caktohet data, ja kur do të shprehet gjykata për vulën e PD

Tri ditë para skadimit të afatit në KQZ për regjistrimin e subjekteve politike për zgjedhjet e 14 majit, Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin për fatin e Partisë Demokratike.

Trupi gjykues i përbërë nga relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja do të shprehet me vendim më datën 3 mars se kujt do t’i përkase vula e PD.

Njoftimi: 

Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh intersimin e mediave si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se:

Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për tu gjykuar me datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks