Nga Imeldi Sokoli
Dhe vjen një ditë që mindarja n’thes nuk futet…
Pas Shqipërisë as Mali i Zi nuk e ka më prioritet ndërtimin e Urës së Bunës që lidh Velipojën me Ulqinin.
Mbas lajmeve nga portale të ndryshme në Shqipëri për heqjen nga lista e projekteve me status të maturuar si projekte të rëndësisë kombëtare të qeverisë Shqipëtare mu desh të bëja disa kërkime mbi këtë fakt edhe për Malin e Zi. Sipas materialeve të mbledhura fakti ishte që projekti i urës mbi Lumin Buna pritej të rikonfimohej nga procesi i Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar 2040 i Malit të Zi, i cili u finalizua në muajin Qershor 2025. Nga ky proces rishikimi në të cilin kanalizohen investimet publike kryesore të Malit të Zi, Projekti i Urës mbi Lumin Buna nuk përmendet në asnjë pikë të tij dhe nuk parashikohet ndonjë projekt infrastrukturor që lidh Ulqinin me Velipojën.
Sipas këtij Plani një rëndësi kryesore i jepet aksit rrugor Tivar-Boljare që është aksi kryesor drejt zonës së Ballkanit Qendror dhe realizon lidhjen me Korridorin Paneuropian nr 10 i cili vlerësohet si aksi kryesor i levizshmërisë për në Evropën Qendrore. Po ashtu kemi një zhendosje të aksit Adriatiko-Jonian në sëgmentet që përshkojnë Malin e Zi duke e zhvendosur këtë aks jo më në Rivierën Malazeze por në itinerarin Tivar- Cetinje- Trebinje.
Ky rishikim i Planit të Përgjithshëm Kombëtarë i Malit të Zi në raport me Shqipërinë ka prioritet 3 akse, Aksin Adriatiko-Jonian nëpermjet Muriqanit, Aksin Shkodër-Podgoricë nëpërmjet Hanit të Hotit sidhe Aksin në zonën e Vermoshit i cili lidhet me aksin Plavë-Guci-Andrijenavicë. Në këtë kuadër Aksi Ulqin-Velipojë por edhe lidhja ndërmjet dy shteteve në zonën e Krajës (Zogaj-Skje) duket se nuk shikohen si prioritete për të forcuar levizshmërinë ndërkufitare nga të dyja shtetet.
Sigurisht që këto fakte hedhin poshtë edhe një herë tjetër propagandën e Shqipërisë për ndërmarrjen e projekteve infrastruturore në veri të vendit të cilat ngelin vetëm në letër, koha e verteton këtë përditë, si në rastin e segmenteve të Autostradës Adriatiko-Joniane (Muriqan-Shkodër-Tiranë), si në rastin e rrugës Shkodër-Gjakovë ( që krejt rastësisht qeveria nuk e përmend faktin që ajo është një rrugë e bardhë që do të thotë që është thjeshtë shteg i hapur pa shtresa asfaltike) e po ashtu sëfundmi me projektin e shumë-propaganduar të urës mbi Lumin Buna që lidh Velipojën me Ulqinin.
Më poshtë link të dy artikujve të cilët shpjegojnë mbi projektin në fjalë.
https://www.ekapija.com/news/5210972/novi-prostorni-plan-crne-gore-predvidja-623-km-autoputeva-i-brzih-cesti
https://en.vijesti.me/news-b/economy-d/742554/spatial-plan-and-bridge-on-Bojana%2C-joint-project-of-Montenegro-and-Albania%2C-still-pending
Harta e mëposhtme paraqet ndërhyrjet infrastrukturore kryesore në Mal të Zi në kuadër të Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar 2040