Ballina Bota Në kërkim për vrasje në Lezhë, policia italiane arreston shqiptarin. Pritet ekstradimi...

Në kërkim për vrasje në Lezhë, policia italiane arreston shqiptarin. Pritet ekstradimi i tij

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për vrasje. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet është arrestuar më 10 tetor në Varese, gjatë një sërë kontrollesh. Shqiptari është përgjegjës edhe për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit.

Personi i arrestuar u kap teksa drejtonte një mjet tip ‘Mercedes’, teksa po kalonte përmes Viale Belforte.

Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person i kërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa akuzohet nga Gjykata e Lezhës për vrasje dhe prodhimit të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municioneve. Tashmë shqiptari ndodhet në paraburgim dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks