Ballina Kronike Në kërkim për rrahjen e 62-vjeçarit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

Në kërkim për rrahjen e 62-vjeçarit, arrestohet Arlind Kajoshi në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar në orët e vona të së shtunës Arlind Kajoshin, i shpallur në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit së bashku me Samuel Troshani dhe Izmir Sakicën.

Ngjarje kjo e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, ku 62-vjeçari u dhunua në zonën e Rusit, për një parkim nga të rinjtë. Vladimir Bruçi është babai i Alban Bruçit, një tjetër emër i njohur për policinë. Ky i fundit më 7 shtator tentoi të eliminonte fizikisht vëllanë e Arlindit, kampionin e boksit Arjon Kajoshin. Kajoshi është arrestuar në Shtoj, fshat në dalje të Shkodrës thonë burime policore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks