Është arrestuar ditën e sotme Marklen Haka.
Burimet bëjnë me dije se Haka është arrestuar nga RENEA në Nikël.
Më 21 shtator të vitit 2021, Marklen Haka, një i ri me shumë precedentë penalë, mbeti i plagosur në një atentat në derën e shtëpisë së tij në Nikël të Krujës. Por në këtë ngjarje mbeti e vrarë gabimisht halla e tij, Shpresa Basha, 50 vjeçe. Autorët zbrazën 100 plumba. Motiv besohej se ishin konfliktet mes bandës së përçarë të Niklës, ku bënin pjesë Durim Bami dhe Gentjan Bejtja. Haka, me precedentë të shumtë penalë, sapo ishte liruar nga burgu kur ndodhi atentati.
Kush është Marklen Haka?
Marklen Haka është emër i njohur për drejtësinë. Në janar të vitit 2020 Marklen Haka u arrestua nga forcat RENEA gjatë një operacioni te shtrirë në disa qytete të vendit. Ai ra në pranga si i dyshuar për 3 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, por liria e tij do të kufizohej vetëm pak ditë. Prokuroria nuk mundi ti faktonte këto akuza dhe ai u la i lirë nga gjykata.
Ai ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash. Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha.
Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull.