Durim Bami, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Renvashi’ gjatë të cilit u goditën disa grupe të forta kriminale në Shqipëri është arrestuar sot (12 qershor 2024) në Dubai. Lajmi konfirmohet nga policia e shtetit e cila saktëson se kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policise

Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara, u arrestua në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi D. B., 45 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurise “Arrest në burg”, per veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale per te kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Vijon procedura per ekstradimin e ketij shtetasi drejt vendit tone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu