Të nderuar demokratë dhe demokrate të Shkodrës!
Kam vendosur të jem pjesë e garës së primareve të datës 1 mars, për të vazhduar përballjen me këtë regjim të Rilindjes e cila po shkatërron çdo qelizë jete të Shkodrës!
Kërkoj mbështetjen Tuaj për të qënë një zë i juaji, zë i Shkodrës, zë i problematikave të shumta, zë i kërkesës së investimeve të mëdha strategjike dhe zhvëllimore!
Kërkoj mbështetjen Tuaj që të vazhdojmë së bashku misionin e vështirë por jo të pamundur, të kthimit të Shkodrës në vlerat e saj të cilat Rilindja, Rama dhe Beci ja kanë humbur në 12 vite pushtet!
Jetojmë në një demokraci të brishtë ku sistemi Ramist ka zbehur lirinë e fituar në 90’ por të gjithë bashkë ia dalim për të kthyer shpresën dhe lirinë tek Shkodra dhe shkodranët, një mision i imi për të cilin do ‘luftoj’ pa frikë dhe me shumë guxim sepse liria është një e drejtë që jepet nga Zoti dhe askush s’ka të drejtë t’a kushtëzojë atë!
E palëkundur në besimin e vlerave dhe parimeve të familjes, dashurisë për Zotin dhe dashurisë për vëndin, kam besim se do kem mbështetjen Tuaj që të promovoj e të mbroj këto vlera që Shkodra i ka të shenjta!
Jam e bindur se bashkë do t’ja dalim t’i kthejmë Shkodrës dhe Shqipërisë lavdinë dhe identitetin e humbur nga Rilindasit, këta hajdutë që kanë varfëruar dhe shpopulluar vëndin tonë!
I uroj suksese të gjithë kandidatëve të tjerë të primareve, e rëndësishme është fitorja e Partisë Demokratike më 11 Maj….Të gjithë bashkë do t’ja dalim!
Fitore demokratëve dhe demokrateve shkodranë!
Fitore Shkodrës!
Shkodra bën ndryshimin!
Fitorja e Partisë Demokratike fillon nga Shkodra✌️✌️