Skema e mbështetjes në bujqësi 2026 do të pësojë ndryshime. Buxheti i akorduar gjatë këtij viti është 5.2 miliardë lekë, ndjeshëm më i lartë se fondet fillestare të vitit 2025 dhe tashmë ka nisur puna për hartimin e masave të reja, të cilat pritet të miratohen muajin e ardhshëm.

Për këtë qëllim po zhvillohen edhe konsultime me fermerët në të gjithë vendin me synim që të bëhen ndryshime që targetojnë një mbështetje më efikase për rritjen e prodhimit në vend.

Fatmir Guri, Zv.Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Fondi për këtë vit është 5.2 miliardë lekë dhe do të mbështesë investimet në bujqësi. Jemi në një proces të rëndësishëm brenda Ministrisë s ëBujqësisë dhe do jemi në takime me fermerët në të gjithë vendin për tiu përgjigjur kërkesave të tyre.”

Por a mund të jetë një opsion mbështetja për njësi prodhimi sikurse ndodh në vendet e rajonit? Kjo ka qenë edhe një kërkesë e vazhdueshme nga shoqatat e fermerëve në vend.

“Këto elemente do të kenë një vendimmarrje kur të kemi dëgjuar aktorët në terren dhe pritshmëritë e tyre dhe të kemi diskutuar gjerësisht”.

Fondi fillestar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025 ishte 3.2 miliardë lekë dhe u mbështetën fermerët me pagesa cash për naftën dhe pagësa për 7 skema të tjera sipas kritereve të vendosura për përfitim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu