Në strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur lëvizjet e reja. Pas drejtimit në krye të Policisë Rrugore të Shkodrës, Gëzim Zela nuk do ta mbajë më këtë detyrë. Ai është transferuar në Tiranë, ku do të drejtojë Sektorin e Aksidenteve Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Qarkullimit Rrugor. Postin e tij në Shkodër e ka marrë Blerim Laçi, i cili është emëruar si shefi i ri i Policisë Rrugore. Laçi është një emër i njohur në radhët e uniformave blu, me një karrierë të gjatë në sektorin e qarkullimit rrugor. Ai ka drejtuar struktura të ngjashme në qytete të ndryshme të vendit dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe në Tiranë e Durrës. Shefi i ri i Policisë Rrugore të Shkodrës, Blerim Laçi, është me origjinë nga qyteti i Pukës.
Ballina Aktualitet Ndryshime në Policinë Rrugore Shkodër/ Gëzim Zela transferohet në Tiranë, në krye...