Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndaj Anglisë me një futbollist të kampionatit shqiptar mes titullarëve. Një risi për trajnerin Silvinjo, i cili më përpara rrallëherë hidhte sytë drejt futbollit të vendit tonë.

Sot, Naser Alji, i cili në këtë sezon luan te Dinamo kryesisht qendërmbrojtës, do të jetë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, duke shënuar një risi për Kombëtaren që kur drejtimin e saj e ka marrë Silvinjo. Një rol që bazohet më shumë mbi faktin se trajneri njeh lojtarin meqë e kishte të grumbulluar gjatë Europianit, sesa të besojë në përgjithësi te forca e elementëve që janë në kampionatin tonë.

Një vendim i detyruar i teknikut, duke pasur parasysh se i mungojnë alternativat në prapavijë, me Mitajn e Hysajn të dëmtuar dhe me Hadrojn i cili nuk është në nivelin e kërkuar për të qenë alternativë për titullarët, siç e tregon lënia e tij në tribunë dhe mbajtja e vetëm qendërmbrojtësve në pankinë për duelin.

Pikërisht Hadroj, së bashku me Skukën, ishin futbollistët e fundit titullarë nga Superiorja që luajtën me Shqipërinë në miqësoren ndaj Armenisë që ishte edhe ndeshja e fundit në drejtimin e Edi Rejas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu