Pastrimi duket se do të jetë një prej sfidave më të mëdha përballë turizmit në rritje që po përjeton Shqipëria. Kur gjendemi në nisje të sezonit të verës, udhëtimi drejt një prej destinacioneve më të preferuara të turistëve në veriun shqiptar, ai drejt lumit të Shalës, të ofron këtë pamje.

Fenomeni i ndotjes së liqenit të Komanit po kthehet në një shqetësim të vazhdueshëm vit pas viti, ku edhe ndërhyrjet vullnetare dhe apeli për mbajtjen pastër të territorit, nuk kanë mjaftuar për të ndalur ndotjet. Tek turistët kjo pamje po lë një shije të hidhur.

Mbetjet urbane dhe ato drusore që vijnë nga bashkitë kufitare me këtë lum, që janë Shkodra, Vau Dejësi dhe Tropoja, po ndikojnë jo vetëm tek imazhi, por edhe lundrimi në liqen, pasi për varkat bëhet më i vështirë dhe i rrezikshëm për jetën e udhëtarëve. Institucionet vendore duhet të bëjnë bashkë forcat për të ndalur fenomenin që po godet turizmin dhe bukurinë e magjishme të kësaj zone turistike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu