Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për mediat para ndeshjes me Kroacinë. Sylvinho u ndal edhe te ndeshja e parë ndaj Italisë, të cilën skuadra jonë e humbi 2-1. Ai tha se Italia u mbrojt shumë mirë edhe pse Shqipëria në fund pati mundësi për të barazuar. “Ata nuk na kanë lejuar të sulmojnë. Ishin skuadër shumë mirë e bllokuar. Ata kanë patur 3-4 mbrojtës në mesfushë të cilët ktheheshin mbrapa. Kemi pasur një pasim shumë të mirë nga Asllani, Italia është mbrojtur shumë mirë. Ata janë lojtarë që kanë fituar edhe Serie A dhe kanë arritur në dfinale të Champions, është e mrekullueshme të luajmë kundër tyre. Ne mund të bëjmë shumë, edhe pse është sfiduese. Do të shkojmë të shfrytëzojmë eksperiencën dhe të rrisim nivelin tonë. Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe kemi shënuar dhe nuk kemi kolapsuar. Kemi patur mundësi në fund për të barazuar”, tha ai.

Kapiteni u shpreh se Kroacia është favorite, por Shqipëria duhet të bëjë gjithçka në fushë. Ai shtoi se përpiqet të motivojë shokët e skuadrës, teksa tha se për sfida të tilla duhet kurajo.

“Gjëja më e rëndësishme është fakti se Kroacia është në rolin e favoritit. Në këto ndeshje që janë kaq të rëndësishme, duhet të kesh përqëndrimin. Çdo gabim apo një problem, do të shfrytëzojnë rastet. Skuadra duhet të përmirësohet dhe të bëjmë gjithçka në fushë.

Psikologjia është më e rëndësishmja tani. Duhet të japësh kurajo për ndeshje të tilla, nuk ishte e thjeshtë ajo sfidë me Italinë. Ne duhet të mësojmë. Unë kam më shumë përvojë se të tjerët, e përpiqem që të motivoj të tjerët. Kemi edhe ndeshje të tjera, që mund të shkojmë më keq se ajo me Italinë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu