Kreu i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, ndjek Vllazninë në ndeshjen e transfertës me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Nga sa shikohet edhe në foton në fjalë, zoti Ndou, i cili njihet edhe si një tifoz i zjarrtë i kuqebluve, po ndjek përballjen në fjalë, e vlefshme për javën e 25 të superligës, përkrah drejtorit të sporteve në Bashkinë Shkodër, Alban Hasani, dhe kreut të Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, ndërkohë që më sipër janë dy presidentët, Alban Xhaferi i Vllaznisë dhe Adrian Bardhi i Dinamos.






