Ballina Aktualitet Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare deputeti shqiptar

Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare deputeti shqiptar

Nderron jete ne moshen 65 vjeçare deputeti i pare shqiptar i kuvendit te Malit te Zi, Vasel Sinishtaj. Lajmin per ndarjen nga jeta te Sinishtaj e ka dhene kryetari i komunes se Tuzit, Nik Gjeloshaj. Ne rrjetin social ai shkruan: 

Të nderuar miq,

Me hidhërim e ndaj me Ju lajmin që Vasel Sinishtaj ndërroi jetë! 

Vaseli ishte njeri i mirë, profesionist dhe punëtorë i pashoq!

Ishte përherë i gatshëm për këshilla e ndihmë për çdo njeri që kishte nevoj.

Ishim bashkëudhtarë politik për një kohë të gjatë. 

Në rolin e deputetit ishte zëri i parë shqip në Parlamentin e Malit të Zi, dhe nuk u kursye për të drejtat e shqiptarëve! 

Njëri ndër themeluesit e Alternativës Shqiptare, aktualisht ishte Kryetar i Këshillit politik i ASH. 

Dy vitet e fundit me përkushtim kryente detyrën e Kryeadministratorit në Komunën e Tuzit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për figurën e Vasel Sinishtaj!

Për datën e mbajtjes së Orës komemorative dhe varrimit, do të njoftoheni me kohë!

Nik Gjeloshaj,

Kryetar i Komunës së Tuzit dhe Alternatives shqiptare

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks