Ballina Aktualitet Ndërron jetë ish aktori dhe regjisori i mirënjohur i teatrit “Migjeni”, Edmond...

Ndërron jetë ish aktori dhe regjisori i mirënjohur i teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Edmond Mhilli ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve ! 𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, EDMOND MHILLI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 10 Janar nga ora 09-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”

 

Regjisor i Teatrit “Migjeni , ka lindur ne Shkoder me 23 gusht 1947. Ne vitin 1970, mbaron Insitutin e Larte te Arteve. Ne periudhen kohore 1970-1974, punon si regjisor ne Puke dhe me pas per 15 vjet rresht ne Estraden e Shkodres nga 1974-1989, punon gjithashtu ne Radio Shkodra, ne Shtepine e Kultures se rrethit te Shkodres . Mbas 2003 edhe ne Teatrin “Migjeni”.
Dallohet si regjisor per shijen e mire, futjen gjerazi ne repertorin e Estrades se Shkodres te skecit te gjate dhe te komedise me nje akt, po ashtu ne konceptet e tij regjisorjale ra ne sy puna e vemendeshme me fjalen, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike , kembengulja per vertetesine e karaktereve, si dhe nje mizanskene pergjithesisht “e mbledhur”, pa levizje te teperta. Seria e shfaqjeve te tij me titull “Dite buzeqeshjesh” ne vitet 1983-1984 fiton Cmimin e Pare, kurse nje sezon me pas ne ate 1985-1986 vleresuhet si me te mirat ne takimet e humorit ne mes estradave profesioniste te zhvilluara ne qytetin e Shkodres. Ne vitin 1980 cilesohet si regjisori me i mire ne Festivalin e Estradave Profesioniste te vendit. Edmond Mehilli ka arritur te skenoje komedite “Gomari i Baba Tasit” te Gjergj Fishtes (1992) se bashku me trupen e aktoreve te Teatrit “Migjeni” .
Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjese skenike, ku spikat drama “Nje histori e thjeshte”.
Ne mes shume shfaqjeve qe mbajne regjizuren e tij eshte edhe ajo mbas viteve 2000 “Ylli i mengjezit”.
Nje baba qe sakrifikon rinine dhe jeten e tij dhe i perkushtohet rritjes se djalit, ardhur ne jete pas humbjes se bashkeshortes. Nje prind qe ka ndjekur me syte e zemres rritjen, hedhjen shtat dhe marrjen e rrugeve te jetes se te birit. Qe i gezon krijimit te familjes se tij, befas gjendet ne udhekryq. Eshte ky thelbi i drames “Ylli i Mengjesit”, me autor Odise Plakun.
Eshte shfaqur edhe ne nje rol te vogel ne filmin “Militanti”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks