Detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin e viktimës.

Dy persona i janë afruar Nikulajt dhe e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend babain e katër fëmijëve. Drejt biznesmenit është qëlluar me 6 plumba, ku njëri e ka prekur në kokë dhe një në trup.

“Prokuroria e Lezhës në bashkëpunim me policinë është duke hetuar për të hedhur dritë mbi ekzekutimin mafioz të Ardian Nikulaj. Sipas të dhënave rezulton se një person që ka hyrë i vetëm në ambientet e lokalit, ku ishte vetë biznesmeni 50vjeçar që njëherazi mban postin e kryetari të partisë PSD për qarkun e  Lezhës, një kamarier dhe një roje sigurie që ka qenë tek dera e jashtme e lokalit. Personi është drejtuar nga Ardian Nikulajt, ka qëlluar në drejtim të tij me 6 plumba, njëri e ka prekur në kokë dhe një në trup. Personi është larguar me motor. Nuk ka ende të dhëna për autorin. Për të mos tërhequr vëmendjen ka qenë me skafandë në kokë dhe me jelek fosforeshent, dhe në moment të parë është menduar mos ishte punonjës dhe kur është konstatuar , ai ka qëlluar me armë. Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja. Në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj. Një përplasje mes dy fiseve e njohur në qarkun e Lezhës, më pas nga fisi Palaj janë vrarë dy persona, ngjarje kjo e pazbardhur raporton BW. Po ashtu mësohet se viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, pasi më parë e kishte Marku, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Biznesmeni i njohur në të shkuarën ka qenë edhe ish-kreu i ALUIZN-it e në të shkuarën ka qenë i dënuar për disa vepra penale. Duke iu referuar dhe fakteve, dyshohet se atentati ishte i mirëmenduar dhe autorët fill pas krimit u larguan nga vendngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu