Shoqëria sportive “Vllaznia”

Teatri “Migjeni” 

Gjimnazi “28 Nëntori”

3 xhevahire që Shkodra i ka në gjirin e saj, janë vleresuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga institucioni i presidences shqiptare. Vlerësim që nuk ka ardhur rastësisht, por falë kontributit të dhënë nga këto institucione në fushën e arsimit, artit e kulturës si dhe sportit, aty ku Shkodra ka dalluar përherë. Mes shumë emrave të vlerësuar ndër vite, akordimi i dekoratës së lartë për këto institucione, është dëshmia më e mirë e peshës së rëndë që Shkodra ka patur dhe ka në historinë e Shqipërisë. Përtej tentativave për ta zbehur lavdinë e saj, ajo mbetet një gur i rëndë pa të cilën vendi ynë do të ishte shumë më i varfër dhe i mangët raporton newspower.al. E ndërsa vlerësimet nuk i mungojnë Shkodrës, pyetja që lind është e natyrshme, përse qeveria shqiptare e anekson këtë qytet dhe mundohet ta luftojë politikisht. Cila është frika që kanë nga Shkodra? Përse kaq mllef për një qytet që i ka dhënë kaq shumë kombit dhe vijon të kontribuojë pa rreshtur për të spikatur sërisht në këto fusha, e kudo ku vendit i nevojitet të ketë lartësimin e merituar, ngre pyetjen newspower.al.Padiskutim edhe sot të rinjtë e të rejat, qytetarët e të gjitha moshave në Shkodër vijojnë të jenë ballë lart e krenar për cfarë kanë dhënë e japin, sepse ata e vlerësojnë vendin e tyre. “Nderi i Kombit” është një titull që e persenofikon më së miri Shkodrën, pasi ajo është nderi dhe krenaria e krejt shqiptarisë.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu