Ballina Kronike Ndalohet furgoni me mallra kontrabandë, kapet shoferi dhe shitësja, pronari i dyqanit...

Ndalohet furgoni me mallra kontrabandë, kapet shoferi dhe shitësja, pronari i dyqanit ikën

Policia ka ekzekutuar operacionin “Wares” duke goditur një rast të mallrave kontrabandë.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shoferit të furgonit që transportonte mallrat kontrabandë ndërsa është shpallur në kërkim pronari I dyqanit


“Në afërsi të hyrjes së tregut të Medresesë, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues shtetasin H. B., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe veshje, të dyshuara të kontrabanduara”

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do t’i merrte shtetasi F. Q., 52 vjeç, pronari i një dyqani, i cili u shpall në kërkim.  Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja A. Q., 44 vjeçe, shitëse në këtë dyqan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks