Ndalimin oficerit të policisë në Durrës, Balla: “Lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit” do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e sotëm të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Prokurorisë për ndalimin e një oficeri policie ne Durrës, i dyshuar si i implikuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
“Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përgëzoj Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Durrës”, thekson
Ministri Balla është shprehur i bindur forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe ajo që ai e konsideron si “lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit” do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.