Mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.
Ashtu siç e do zakoni para sfidës u zhvillua dhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga e cila tekniku Sylvinho fillimisht u ndal te rëndësia e përballjes së nesërme dhe më pas dha lajmi e “hidhur” për futbolldashësit, duke konfirmuar kështu mungesën e “bomberit” Armando Broja, në sfidën e nesërme.
“Kemi përpara 3 finale, nesër do të jetë e para dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi gati për t’u përballur. Siç e tha edhe Gjimshiti patjetër që është një ndeshje shumë e vështiër, por nuk është ndeshja që do të vendosë për kualifikimin. Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizikisht, që ka pësuar vetëm 2 gola dhe akoma asnjë humbje. Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë djerë për të derdhur. Përsa i përket Brojës duhet të jap një lajm të keq, ka qenë me skuadrën për vetëm 2 ditë dhe pas konsultave me mjekun tonë dhe me mjekët e Chelsea, ai nuk do të jetë i gatshëm për përballjen e nesërme. Përsa i përket Gjasulës, gjithçka është në rregull dhe ai është gati për të luajtur.