Nga sot, Radio Shkodrës do t’i mungojë një nga specialistët e sektorit teknik. Në moshën 61-vjeçare, ka gjetur vdekjen specialisti i teknikës Rauf Bushati , i cili dha kontributin e tij për më shumë se 30 vite në këtë institucion.

Rauf Bushati ishte pjesë e rëndësishme e realizimeve të emisioneve, të transmetimeve radiofonike si teknik trasmetimi, duke u bërë kështu bashkautor i shumë programeve. Përgjatë viteve të punës në radio, ai u bë pjesë e pandashme e historisë 77-vjeçare të saj. Kontributi i Bushatit la gjurmët e veta të pashlyeshme në realizimin, montimin dhe riparimin e rrjetit elektrik në radio. Kontributi i shumanshëm i tij u shtri edhe në punën rigoroze në furnizimin dhe vijueshmërinë e punës në magazinën e radios. Kolegët e bashkëpunëtorët kanë gjetur tek Rauf Bushati mikun, shokun e bashkëpunëtorin e afërt e të pakusyer në çdo kohë. Ata do të kujtojnë dashamirësinë, humorin e komunikimin e ngrohtë të tij. Pushofsh në paqe Rauf Bushati! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu