“Na shpëtoni na shtëponi!” Ishin lutjet e djalit 14 vjeç Renato Hasula i cili së bashku me të atin u shfaq në Qendrën shëndetësore të Klosit pasi u goditën nga plumbat në qendrën e qytetit paraditen e 12 tetorit ku ndodhi një masakër e vërtetë.
Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë duke vrarë Kenado Shira, 17 vjeç dhe të atin Ilir Shira 46 vjeç ndërsa mbetën të plagosur Renato Hasula 14 vjeç dhe babain e tij Eglantin Hasula, 39 vjeç. Më pas policia tha se Fiqiri Mjeshtri kishte vrarë veten ndërsa dy vëllezërit e tij janë arrestuar.
Në një intervistë për mediat, kryeinfermieri i Klosit tregon momentin e parë kur djali 14 vjeçar, Renato Hasula ishte shfaqur me plagë të shkaktuar nga arma në infermieri.
“ Rreth orës 13.30 ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri I plagosur më armë zjarri. Erdhi vetë me këmbët e tij. Kishte plagë në qafë dhe në shpatull. Pasi i dhamë ndihmën e shpejtë e dërguam me ambulancë drejt Burrelit” tregon Bashkim Loka.
Më pas në infermieri ishte shfaqur babai Eglantin Hasulaj.
Ai ishte në gjëndje më të rëndë dhe kishte plagë në bark. “Më merret fryma” më thoshte tregon kryeinfermieri duke shtuar se kishte probleme me frymëmarrjen.






