Si çdo të martë, në orën 08:30, kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Ai tha se 11 maji do të jetë fundi i një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare. Theksoi se brenda mandatit të katërt, flamuri kuqezi do të ngrihet në BE, teksa shtoi se kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapituj të tjerë dhe kjo tregon se Shqipëria po ec me hapa të mëdhenj drejt integrimit.

Rama: Brenda mandatit të  4 të ngremë flamurin kuqezi në majën e shumënderuar dhe shumë dëshiruar të BE. Këtu jemi për pyetje përgjigje por na kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapituj të tjerë. Është shpejtësi e jashtëzakonshme e ecurisë së negociatave se Shqipëria po i përmbush me hapa të shpejta ndërkohë që këtu zien kazani me bufin e kënetës duke u fryrë zjarreve të mundshme të të shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e një mallkimi që prej 1912 mbi kokë.

Rama zgjodhi t’i përgjigjej një qytetari i cili tha se qeveria e PS nuk ka bërë asgjë për Shqipërinë në gjithë këto vite qeverisje.

Qytetari: Çfarë ke bërë ti për Shqipërinë? Turp të kesh ti dhe kolegët e tu, nuk shpëton as ti, Zoti regjistron gjithçka.

Rama: Punët e Zotit i di vetëm Zoti. Po të shohësh se ku e kemi nisur këtë rrugë kur shqiptartë vendosën të më japin mua dhe PS barrën e udhëheqjes së vendit do shikosh se çfarë kemi bërë. Nuk e di ke qenë në këtë planet apo ke qenë në planet tjetër. Shqipëria kur ne morëm detyrën ishte pa drita dhe kishte një borxh katastrofik. Të gjith rrugët ishin lënë rrugëve. S’kishte një kantier në punë sepse s’kishte më para. Spitalet nuk kishin më mundësi të furnizoheshin me ilaçe për shkak se shteti nuk i paguante më paratë kompanive të ilaçeve. Është habi e madhe që duhet të kujtojmë gjërat të tilla për disa që nuk e di çfarë kanë parasysh kur thonë “jeni shkatërruesit e këtij vendit”. S’dua të hyj te turizmi dhe një sërë të dhënash të tjera, që tregojnë se Shqipëria sot me Shqipërinë dje është si dita me natën. Ndërsa Shqipëria sot me Shqipërinë e 2030 është si dita që sapo ka aguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu