Tre persona janë  arrestuar pasi kërcënuar një shtetas tjetër duke e detyruar ti jepte 3000 euro.

Policia ndërhyrë në kohë kur të arrestuarit po merrnin paratë.

Dy prej të arrestuarve Xh.Gj, 28 vjeçe dhe S.A, 42 vjeç mësohet se kanë kërcënuar dhe detyruar një shtetas nëpërmjet rrjeteve sociale që ti jepte 3000 euro.

I arrestuari i tretë është H.P, 60 vjeç, taksist do merrte shumën e parave nëse policia nuk do ndërhynte në kohë.

“Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit Xh. Gj. dhe S. A. kanë shtrënguar një shtetas, duke e kanosur atë në rrjete sociale, për dhënien e shumës prej 3000 eurosh, ndërsa shtetasi H. P. është porositur nga 2 të arrestuarit e tjerë, për të shkuar me automjetin e tij, me shërbim “Taxi”, për të marrë shumën e parave. Në vijim të veprimeve, janë referuar materialet dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasja A. H., 25 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit S. A., e dyshuar e përfshirë në këtë veprimtari kriminale,” njofoti policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave prej 3000 eurosh, 2 automjetet me të cilat leviznin të arrestuarit dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu