Kryeministri Edi Rama theksoi se më 11 maj, Partisë Socialiste i duhet një mandat me shumicë domethënëse.

Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook, Rama tha se në këto zgjedhje përmes mbështetjes për PS, shqiptarët do t’i japin mesazhin e qartë Brukselit se ata duan të bëhen qytetarë të Bashkimit Evropian.

“Duhet shumicë domethënëse, është po ashtu e thjeshtë. Nuk është rastësi, nuk është thjesht për këtu se për kë do votojmë ne, por është edhe për atë në Bruksel imazhi i fushatës sonë. Ndërthurja e ngjyrave dhe e flamujve si kartëvizitë e fushatës sonë, sepse ne po bëjmë një rrugë dhe dy punë. Po japim mesazh të qartë shqiptarëve dhe po përpiqemi t’i japim një mesazh të qartë Brukselit. Më 11 maj, Brukseli do marrë mesazhin se shqiptarët kërkojnë anëtarësimin tani dhe këtë mesazh shqiptarët mund ta japin. Ne, populli shqiptar, duam të hyjmë në BE tani”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu