Ballina Kulture Muzikë italiane në Shkodër, Vinicio Capossela performon në teatrin “Migjeni”

Muzikë italiane në Shkodër, Vinicio Capossela performon në teatrin “Migjeni”

Një stil i veçantë muzikor dhe performanca që përherë e kanë dalluar në skenë.

Vinicio Capossela, artisti i njohur Italian u rikthye pas 6 vitesh në Shkodër, ketë herë me koncertin e tij si pjesë e turit Ballkanik, që nisi në Serbi dhe mbyllet në Kosovë.

 Publiku shkodran shijoi përformancat e tij dhe grupit muzikor, në një mbrëmje të mbushur me ritëm dhe ngjyra në teatrin “Migjeni”.

“Për mua Shkodra është një qytet gjithnjë e më shumë i dashur e më mikpritës. Është e katërta herë që unë vij në Shkodër. Kam ardhur në momente informate, thjesht për qejfin tim. Kam takuar miqtë e mi në Shkodër. 

Është një rajon i bukur në kompleksitetin e tij ku muzika në vetvete është një urë e mirë për të lidhur këta popuj. Mund të them që muzika i lidh këta popuj dhe pse jo, erdha të bëj performancën time në Shkodër,” tha ai.

Capossela këtë rikthim dhe turin e tij e përshkruan si ndër më të veçantit.

Koncerti u hap nga këngëtari shkodran Agim Molla, i cili i ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e interpretimit, artistit italian Capossela.

Ai erdhi nën kujdesin e Ambasades Italiane, Institutit Italian të Kulturës dhe Bashkisë Shkodër, një rrugëtim vjeshtor i dashur dhe i dëshiruar prej vitesh, pavarësisht plagëve të historisë, të cilat kanë shënuar dhe vazhdojnë të shënjojnë kaq thellë këto vende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks