Policia Kufitare në Muriqan ndaloi shtetasin A. Gj., 35 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

•Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 47 vjeç, banues në Rrapshë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi është kapur nga shërbimet e SPK Bajzë, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 60 pako duhan të grirë.

•Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Kaçë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

-E. P., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka goditur lehtë shtetasen E. P., 19 vjeçe, banuese në fshatin Muriqan;

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. P., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi ka kallëzuar një 33-vjeçare, se ky shtetas e ka kanosur me mesazhe;

-M. Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Theth, pasi u konstatua se në pronën e tij, ka ndërtuar një objekt me lëndë drusore, pa lejen përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu