Ballina Sport Mungon goli në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë nga një pikë

Mungon goli në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Dinamo ndajnë nga një pikë

Mbyllet pa gola dhe pa fitues supersfida Vllaznia-Dinamo në Shkodër. Përfundon 0-0 ndeshja në “Loro Boriçi”.

Pjesa e parë ka qenë e bukur dhe me shumë raste për shënim, por as Vllaznia dhe as Dinamo nuk kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë ra disi ritmi, me skuadrat që nuk donin të rrezikon humbjen dhe për pasojë ndeshja u mbyll në barazim 0-0, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Vllaznia ngjitet në kuotën e 53 pikëve dhe ruan kreun e renditjes (po aq pikë ka edhe Elbasani), ndërsa Dinamo shkon 40 pikë dhe mbetet 4 pikë larg zonës Final 4.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks